Vendosni fjalën kyçe....

CIA paralajmëroi aleatët për një sulm të mundshëm ndaj gazsjellësit Nord Stream – WSJ


CIA paralajmëroi aleatët në BE për një sulm të mundshëm nga një grup pro-ukrainas në tubacionet e gazit Nord Stream, raportoi Wall Street Journal të mërkurën, duke cituar zyrtarë të inteligjencës.

Sipas raportit, rreth qershorit dhe korrikut të vitit të kaluar, CIA informoi Shërbimin Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND) dhe agjencitë e tjera evropiane se tre shtetas ukrainas po përpiqeshin të jepnin me qira anije në shtetet përreth Detit Baltik, duke përfshirë Suedinë, në përgatitje për të synuasr tubacionet, të cilat u sulmuan përfundimisht në shtator.

Qysh një muaj pas shpërthimeve, drejtori i CIA-s, William Burns dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, thuhet se po shqyrtonin mundësinë që Kievi të kishte orkestruar sabotimin në tubacionet e ndërtuara për të dërguar gazin rus në Gjermani.

Raporti vjen pasi New York Times citoi zyrtarët amerikanë të martën duke thënë se një ‘grup pro-ukrainas’ i paidentifikuar mund të ketë kryer bombardimin. WSJ tha se ky vlerësim nga zyrtarët e inteligjencës amerikane ‘nuk është përfundimtar’ dhe se ata pretenduan se nuk panë ‘asnjë tregues’ se autorët e dyshuar kishin lidhje me qeverinë ukrainase.

Organizatat gjermane të lajmeve raportuan këtë javë se hetuesit po shqyrtonin një jaht të operuar nga një kompani me bazë polake që ishte ‘me sa duket’ në pronësi të dy ukrainasve, në një lidhje të mundshme me sabotazhin. Autoritetet gjermane më vonë konfirmuan se kishin kontrolluar jahtin në janar, por nuk dhanë hollësi për ndonjë send të sekuestruar.