Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi thirrje policisë: Godisni çdo përpjekje për shitblerjen e votës për zgjedhjet e 14 majit


Kreu i Policisë së Shtetit Rrumbullaku ka ‘ngrirë’ strukturat vendore të Krimit Ekonomik duke pezulluar shefat e Krimit Ekonomikë në polici.

Shkak për këtë lëvizje është bërë sipas ministrit Çuçi e drejtorit të Policisë Rrumbullaku është bërë mungesa e rezultateve dhe mospërmbushja e pritshmërive në luftën kundër evazioni fiskal, korrupsionit e paligjshmërive në fushën ekonomike.

Gjatë takimit, Çuçi u kërkoi drejtuesve të policisë në qarqe që të vijojnë luftën pa kompromis kundër kultivimit të kanabisit.

Po kështu, Çuçi tha gjatë takimit se policia e strukturat inteligjente duhet të japin maksimumin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 14 majit e të godasin çdo përpjekje për shitblerje vote.