Vendosni fjalën kyçe....

Digjet godina e ish-Drejtorisë së Tatimeve në Librazhd, shërbente për ruajtjen e dokumenteve


Godina e ish-Drejtorisë së Tatimeve në Librazhd është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse që kanë shuar flakët.

Nga zjarri janë djegur disa zyra ndërsa dyshohet se aty ruheshin dokumentet e Tatimeve për Librazhdin.

Ndërtesa në fjalë ka shërbyer dikur si qendër e Drejtorisë së Tatimeve të Librazhdit po më pas ajo u transferua në Elbasan.