Një 7-vjeçare ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet teksa po kalonte rrugën në Shëngjin.
Mësohet se 7-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se aksidenti ndodhe në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe se pas këtij aksidenti shoferi është shoqëruar në polici.