Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Izraelit del kundër reformës në drejtësi mes valës së protestave në vend


Presidenti izraelit Isaac Herzog i kërkoi qeverisë të braktisë rishikimin e sistemit të saj gjyqësor, teksa protestat masive vazhdojnë në të gjithë vendin.

“Është e gabuar, është e ashpër, minon themelet tona demokratike. Dhe për këtë arsye duhet zëvendësuar me një plan tjetër, të rënë dakord.” – tha Herzog për legjislacionin, duke shtuar se Izraeli ka arritur një ‘pikë pa kthim’ në lidhje me ndaj reagimit publik.

Ndryshimet e propozuara, të nxitura nga kryeministri Benjamin Nttanyahu, ndër të tjera, do kufizojnë kompetencat e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër legjislativit dhe ekzekutivit dhe do t’i japin parlamentit aftësinë për të anuluar vendimet e Gjykatës së Lartë me një shumicë të thjeshtë votash.