Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Kurbinit, ku banesës së Skënder Likës i është vënë një sasi e madhe lënde plasëse.
Nga shpërthimi i fuqishëm banesa dykatëshe ka pësuar dëme të mëdha materiale. Kjo nuk është hera e parë që banesa e Likës shënjestrohet.
Dy vite më parë, në shkurt 2021 ai gjeti para banesës 9 plumba, ndërsa pak ditë pas kësaj, vëllait të tij, Myslim Likës iu bë atentat.
Skënder Lika është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Lleji Lika ekzekutoi në dhjetor të viti 2021 në Laç biznesmenin Rakip Roli me breshëri kallashnikovi.
Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergjit e Bujar Likës.