Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do marrim pjesë në 14 maj për t’i dhënë goditje regjimit, vula dhe logoja e PD-së po i jepet pengjeve të Ramës


Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi në organizimin e 60-vjetorit të ditëlindjes së Azem Hajdarit se vula dhe logoja e Partisë Demokratike “po u jepet pengjeve” të Edi Ramës.

Berisha theksoi se do të marrë pjesë në to dhe përmes tyre do “ti japin një goditje regjimit” mafioz e anti-kushtetues që nuk meriton të qeverisë as një ditë më shumë.

Bëjnë gjithçka që të mos hyjmë në zgjedhje duke i dhënë vulën dhe logon pengjeve që kanë marrë. Ne do mbetemi parti me vlera evropiane dhe aleatët tanë do mbeten SHBA-të. Njerëz si Edi Rama përdorin si mburojë faktin që SHBA nuk korruptohet, por ai dhe McGonigal janë tradhtarë të kombeve përkatëse dhe së bashku do marrin fundin që meritojnë. Ne mbetemi të angazhuar që në këto zgjedhje të marrim rezultatet më të mëdha dhe t’i japim goditjen më të fuqishme regjimit të Edi Ramës. Ne do marrim pjesë në zgjedhje!

Kudo që shkoj gjej një klime entuziazmi si kurrë më parë. Ekziston e drejta për shqiptarët, edhe për ata që kanë pasur vërejtje. Rama bashkë me të korruptuarit e tjerë po bën gjithçka për të krijuar një pseudo opozitë. Ata janë armiq dhe nuk kanë asnjë lidhje me lirinë.

Azemi sot është më i gjallë se kurrë, njëlloj si ngrihej mbi supet e studentëve në dhjetor dhe ne sot të frymëzuar nga ai do vijojmë betejën tonë në të gjitha fushat në një revolucion të pandalshëm deri në përmbysjen e këtij regjimi mafioz që nuk meriton të qeverisë Shqipërinë asnjë ditë”, deklaroi Berisha.