Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Korça akuza ambasadores Kim: McGonigalja me fustan kërkon ta mbajë në pushtet Ramën


Teksa ka prezantuar kandidaten e opozitës për Korçën, Ledina Alollin, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha, ka vijuar sërish akuzat ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim duke e cilësuar si McGonigalja me fustan.

Berisha tha se Kim ka ndërhyrë në gjykatë kundër opozitës dhe se me përpjekjet e saj po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama.

“Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese antiligjore për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që rekrutoi kryezbuluesin e SHBA-ve. Dhe kjo është McGonigalja me fustan guvernatorja Yuri Kim. Këtu nga Korça do t’i shtoj një pyetje. Ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës që e pranoi edhe vetë, në cilin parim e bazon? Të ka porositur eprori yt? Kurrën e kurrës! Eprori yt është për shtetin ligjor, për pavarësinë e drejtësisë, për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama.” u shpreh Berisha.

Berisha përsëriti akuzat ndaj dy gjerenatorëve lundrues, që sipas Berishës kostojnë 90 mijë euro dita, pa prodhuar asnjë kilovatorë energji, duke e cilësuar Kim si pjesëmarrëse në këtë biznes, prandaj Berisha i bëri edhe njëherë thirrje Departamentit të Shtetit dhe Kongresit Amerikan të hetojë veprimtarinë e saj në Shqipëri.

Njësoj si ka korruptuar kundërzbuluesin e FBI-së, të ka korruptuar edhe ty. Çfarë të shtyn ty zonjë? Kanë sjellë në Vlorë dy gjeneratorë gjigandë të përdorur për dekada në Bangladesh jashtë çdo standarti vijnë në gjirin e Vlorës ndërkohë se ne kemi përdorur energji më shumë se kurrë në historinë tonë. Kushtojnë 90 mijë dollarë qira për qytetarët shqiptarët dhe Yuri Kim i inaguron me praninë e saj. T’u kërkojë falje shqiptarëve për këto shushunja. Inspektori i DASH dhe Kongresi i SHBA-ve dhe FBI të hetojnë Yuri Kim sepse ajo e ka humbur reputacionin e SHBA-ve më shumë se kurrë ndonjëherë”- u shpreh Berisha.