Vendosni fjalën kyçe....

E shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet 30-vjeçarja në Tiranë


Policia ka arrestuar një 30-vjeçare në Tiranë e cila kishte masë sigurie nga GJKKO për narkotikë dhe grup të strukturuar kriminal.

Në prangat e policisë ra shtetasja D.K banuese në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 bënë kapjen e shtetases në kërkim D. K., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”-njofton policia.