Vendosni fjalën kyçe....

Enkelejd Alibeaj ankimon në KAS vendimin e KQZ-së


Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht Celibashin se nuk do dorëzojnë dokument të firmosur nga Lulzim Basha.

 Në një letër zyrtare të firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, thuhet se Basha është dorëhequr dhe se dokumentacioni i paraqitur është i plotë sipas rregullave.

Ndërkohë afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve ishte 48 orë për plotësimin e dokumentacionit, afat ky që skadon sot ne mesnatë, por që nuk do të shfrytëzohet nga ana e demokratëve.

Për shkak se dorëheqja e Kryetarit është fakt, edhe pse nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit te ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në kuptim të ligjit nr. 8580, datë 17.02.2000 “Per partitë politike”, i ndryshuar, funksionimi i Partisë Demokratike për aspektet që kanë të bejnë me zgjedhjet vendore realizohet sipas “Autorizimit të Përgjithshëm” të datës 18 Mars 2022″, thuhet në letrën e Partisë Demokratike.