Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa prezantoi kandidatin e opozitës për Kuçovën, Lefter Maliqin, vijoi me akuzat e tij kundër qeverisë.
Ilir Meta vazhdoi sërish me çështjen e ineneratorëve ku tha se milionat e eurove shkojnë tek ofshorët e Rilindjes dhe në vend që të kapin ata që kanë letrat, përfundojnë duke kapur vibratorët e shokëve duke iu referuar lajmit se gjatë kontrollit të SPAK në një nga vilat e Arben Ahmetajt janë gjetur 3 vibratorë.
“10 mln euro në vit shkon për inceneratorët në Tiranë dhe nga aty shkon te ofshorët te Rilindja atje, dhe pastaj fillojnë hetimet dhe në vend të kapin ata që kanë letra, po kapin vibratorët e shokëve, ndërkohë që 430 mln euro vidhen dhe shpërdorohen në vend të kthehen në çerdhe dhe kopshte”, tha Meta,