Vendosni fjalën kyçe....

Nesër nata e yjeve të Oscars, filmat më të mirë në pritje të statujës së artë


Të dielën mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar për filmat më të mirë të Hollivudit.

Tapeti i kuq është shtruar ndërsa aktorë, regjisorë dhe figura të tjera të njohura bëhen gati të konkurrojnë për çmimet Oscar.

Ky është kulmi i vitit për industrinë e filmit dhe për kandidatët e çmimeve kryesore, duke përfshirë aktoren Michelle Yeoh dhe regjisorë e aktorë të tjerë të filmit “Everything Everywhere All at Once”.

Cate Blanchett është gjithashtu një nga pretendentet kryesore për të marrë çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj si dirigjente e muzikës klasike në filmin “Tár”. Të dy filmat janë në mesin e 10 kandidatëve në kategorinë e filmit më të mirë.

Në mesin e tyre është edhe filmi “Elvis”, i cili tregon historinë e ikonës së muzikës pop, Elvis Presley. Aktori, i cili luan rolin kryesor në këtë film, Austin Butler, është kandidat për çmimin e aktorit më të mirë.

Brendan Fraser nga filmi “Balena” është një tjetër pretendent kryesor në kategorinë e aktorit më të mirë për rolin e tij të një burri mbipeshë dhe marrëdhënies së tij të turbullt me vajzën e tij.

Filmi “The Banshees of Inisherin“, i cili shtjellon tensionet mes miqve në një fshat irlandez, konkurron në dy kategori, atë për aktorin më të mirë kryesor, për interpretimin e aktorit Colin Farrell dhe atë të aktorit më të mirë në rolet mbështetëse, për aktorët Brendan Gleeson, Barry Keoghan dhe Kerry Condon.

Një nga konkurrentët e aktores Kerry Condon është Angela Bassett, për rolin e saj mbështetës në filmin e kompanisë Marvel “Black Panther: Wakanda Forever”.

The Fabelmans”, një film i bazuar në jetën e hershme të regjisorit Steven Spielberg, është gjithashtu një nga kandidatët për të marrë çmimin e filmit më të mirë.

Edhe filmi gjerman “All Quiet on the Western Front”, i bazuar në një roman klasik kundër luftës së vitit 1929 është kandidat në kategorinë e filmit më të mirë si dhe favorit në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Krahasimi i filmave dhe aktrimit është një punë e vështirë, thotë mësuesi i aktrimit Bernard Hiller.

“Kjo është e vështirë sepse disa aktorë kanë skena dramatike, fituese të çmimit Oscar dhe disa jo. Pra, është një lloj krahasimi i dy gjërave të ndryshme. Duhet të zgjedhësh se cila është shfaqja më e mirë, më argëtuese. Mos e merrni shumë seriozisht”, thotë ai.

Disa nga kandidatë për Oscar janë të bazuar në histori të vërteta, duke përfshirë filmin “Navalny”, i cili shpjegon historinë e komplotit për vrasjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Pas nuk mbetet as edhe filmi i James Cameron, Avatar ‘The Way of water’ ku Na’vit mbeten nën sulm ndërsa njerëzit përpiqen të kolonizojnë Pandorën dhe të heqin burimet e saj. Sully dhe familja e tij arratisen në vijën bregdetare të Pandorës, ku ata nisin një aventurë detare.

Cameron është pretend për çmim pasi ka përqafuar prej kohësh teknologjinë më të avancuar dhe Avatari i tij i fundit përdor animacion nënujor për kapjen e lëvizjeve që i jep bukuri të qartë skenave ujore të filmit.

Pavarësisht disa temave serioze, ceremonia e çmimeve Oscar shënohet si një moment argëtimi, ku adhuruesit shprehin mbështetjen për filmat e tyre të preferuar dhe për njerëzit që i realizojnë këta filma.