Vendosni fjalën kyçe....

Nuk ndalen protestat kundër reformës së pensioneve në Francë


Për të shtatën ditë me radhë Franca po përballet me protesta ndaj planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension. Punonjësit e shërbimeve komunale dhe të transportit publik, ndërprenë punën këtë të shtunë në shenjë proteste.

Sindikatat franceze synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 1 milion persona pritet të marrin pjesë në 200 marshime në të gjithë vendin ndërsa projekligji po shqyrtohet në Senat dhe të shtunën në mbrëmje mund të votohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Të martën, sipas të dhënave qeveritare, më shumë se 1.26 milionë njerëz dolën në protesta, ndërsa sipas të dhënave të sindikatave numri i protestuesve ishte 3. 5 milionë.

Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e të anketuarve kundërshtojnë planin e Presidentit Emanuel Macron, ndërkohë që një shumicë më e lehtë mbështet veprimet e protestuesve.