Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që dyshohet se përplasi për vdekje mbrëmjen e kaluar një 39-vjeçar në Korçë.
Shtetasi I.V 49-vjeç u ndalua nga policia pas aksidentit që shkaktoi pranë fshatit Lumalas duke përplasur shtetasin O.Zh 39-vjeç banues në Korçë.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në vijim të veprimeve për identifikimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas këqyrjes së kamerave dhe veprimeve të tjera hetimore bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit I. V., 49 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin O. Zh., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit I. V., u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.