Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë drejt një lokali në Kamzë


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Kamzë.

Xhamat e një lokali në bulevardin “Donald Trump” janë thyer.

Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M..

Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.