Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton Bicin në krye të Kadastrës: Task Forcë për punonjësit që abuzojnë, të kalojë gjithë kontakti me qytetarët online


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Dallëndyshe Bicin në krye të Agjencisë së Kadastrës pas largimit të Artan Lames.

Kreu i qeverisë tha se sot është koha për një frymë të re, ndërsa paralajmëroi se do të ngrihet një Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre.

Rama vendosi si synim mbyllen të gjitha kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës.

Sipas kreut të qeverisë duhet të mbyllen të gjitha sportelet dhe çdo shërbim të merret nëpërmjet telefonit.

‘Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet. Kadastra gjithë personeli duhet të hyjë mbrapa ekranit. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes AKSHI-it.  Duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe sa i përket AMTP-ve që kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Kadastrën, por ka të bëjë me bishtat e pisllëkut dhe korrupsionit të të kaluarës që është nga koha e komunave që ka gjetur hapësirë edhe nëpër njësitë bashkiake dhe që prodhon edhe sot që flasim dokumente, AMTP që jepen tani dhe që pretendohet që janë dhënë në 1991-shin dhe 1992-shin, por natyrisht që e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit vet.’- tha Rama.