Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha ankimon në KAS vendimin e KQZ-së për të mos e regjistruar në zgjedhjet e 14 majit


Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të mos e regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Në kërkesën për ankimim thuhet se në regjistrin e Partive janë akoma të dhëna të 2018 dhe në to figuron kryetar Lulzim Basha ndërkohë që dihet publikisht që ai ka dhënë dorëheqjen.

PD-ja e Berishës kërkon që KQZ të marrë për bazë veprimet e njohura publikisht për zgjedhjen e Berishës dhe organeve të tij nëpërmjet Kuvendeve dhe dorëheqjen e Bashës.