Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke shpërndarë doza heroine, arrestohet 35-vjeçari në Fier


Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke shitur disa doza heroine.

35-vjeçarit Eriseld Ngresi iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore(diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur “Azotiku”, dhe në lagjen “Kryengritja”, Fier.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, të mbështetura edhe nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, në kuadër të punës së vazhdueshme operacionale, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë goditur një tjetër rast të shpërdarjes në doza, të lëndës narkotike heroinë.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Liquid”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin E. N., 35 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik, 35-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, një sasi metadoni i lëngshëm dhe disa medikamete mjekësore(diazepam), të cilat i shiste në vendin e quajtur “Azotiku”, dhe në lagjen “Kryengritja”, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.