Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka mbështetur protestën e banorëve të Dukagjinit në Shkodër, të cilët i kërkojnë qeverisë ndërtimin e rrugës.
Meta shkruan se 69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën e tanishme që është jashtë çdo kriteri.
“Partia e Lirisë mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës ku i kërkohet Qeverisë të mbajë premtimet e përsëritura për ndërtimin e rrugës. 69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën ekzistuese, që është jashtë çdo imagjinate. Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje. Ndryshim me çdo çmim!” – shkruan Meta në Facebook.