Vendosni fjalën kyçe....

8 viktima nga përmbysja e dy varkave në SHBA


Të paktën tetë persona vdiqën pasi varkat e vogla me të cilat po udhëtonin u përmbysën pranë një plazhi në San Diego, thanë autoritetet të dielën.

Rojet e shpëtimit të Departamentit të Zjarrfikësve të San Diegos iu përgjigjën një telefonate në numrine emergjencës 911 rreth orës 23:30 të shtunën, sipas zëdhënëses së departamentit, Monica Munoz.

Telefonuesja, një grua, tha se ajo dhe pasagjerët e tjerë të një varke panga, një anije e vogël peshkimi, kishin arritur në brigjet e ‘Black’s Beach’, një rrip i izoluar rëre në Oqeanin Paqësor.

Telefonuesja tha se një tjetër varkë panga ishte përmbysur, me tetë deri në 10 persona në ujë.

Rojet e shpëtimit gjetën ‘trupa të pajetë dhe dy varka panga të përmbysura të shpërndara në një sipërfaqe prej rreth 400 metrash,’ tha zonja Munoz.

“U gjetën gjithashtu disa jelek shpëtimi dhe fuçi karburanti.”