Xhaxhai i Fatjon Muratit, Shehat Murati, 50 vjeç, është një nga pesë personat e plagosur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën Don Bosko.
Përveç tij të lënduar kanë mbetur edhe 42-vjeçari Astrit Meraj, 47-vjeçari Emanuele Sala, 45-vjeçari Ermir Bejuku e 55-vjeçari Genc Shohalli.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme ku një mjet në lëvizje qëlloi me breshëri ndaj lokalit të Fatjon Muratit në rrugën Don Bosko në Tiranë.
Nga të shtënat mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja 60-vjeç, ndërsa u lënduan personat e lartërmendur mes të cilëve njëri është fëmijë i mitur, i cili u godit nga ciflat e xhamave.
Fatjon Murati ndodhet aktualisht në burg, pasi dyshohet se ka lidhje me një arsenal armësh që u zbulua në Tiranë korrikun e vitit të shkuar, pasi gjurmët e gishtave të tij u gjetën në njërën nga armët.
Ai u arreatua më 8 tetor 2022 teksa lëvizte me një mjht të blinduar bashkë me Endrit Doklen e kunatin e tij Gentian Ruçi.