Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me homologun e tij të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
Kreu i Shtetit bisedoi me Aliyev mbi çështjet e energjisë dhe rajonin si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
“Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”.
Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.
Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”-shkruan Presidenti.
Të dyja vendet së fundmi kanë rritur bashkëpunimin ndjeshëm edhe në rafshin diplomatik duke hapur edhe selitë në kryeqytetet respektive.