Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Po bëhen përpjekje anti-kushtetuese për të mbajtur opozitën jashtë zgjedhjeve


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim në Pogradec deklaroi se po bëhet përpjekje anti kushtetuese për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhje për të konsoliduar monizmin.

Ai u shpreh se kandidatët e lirisë, jo vetëm që do të marrin pjesë në zgjedhje por do të shkojnë drejt përmbysjes së monizmit të Edi Ramës.

“Po bëhet një përpjekje anti kushtetuese për të përjashtuar forcën kryesore opozitare nga zgjedhjet. Bëhet përpjekje për të konsoliduar monizmin. Në asnjë vend të botës së lirë, akte të tilla nuk kanë ndodhur.

Jo vetëm që do të marrim pjesë në zgjedhje me kandidatët tanë të lirisë por do të shkojmë drejt përmbysjes së monizmit të Edi Ramës. Kemi besim se ky entuziazëm ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare nga ky monizëm i egër që po shfaros kombin. Sot çdo qytetar që hedh sytë përreth konstaton me dhimbje se 1/3 jonë nuk është më në Shqipëri.

Brenda 8 viteve u larguan 937 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e BE. Humbëm 1/3 e kombit. Nga kjo e tretë, 80% janë në moshën nën 30-vjeçare”, deklaroi Berisha.