Vendosni fjalën kyçe....

Dendias vizitë për herë të gjashtë në Kosovë, takohet me Osmanin, bashkëpunimi dypalësh dhe dialogu me Serbinë në qendër të diskutimeve


Presidentja Vjosa Osmani e ka takuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Dendias ndodhet sot për herë të gjashtë për vizitë në Kosovë.

Osmani tha se me kryediplomatin grek biseduan për bashkëpunimin dypalësh, dialogun me Serbinë e për zhvillimet e fundit në rajon.

Diskutuam për përkushtimin tonë të përbashkët për ta forcuar bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Greqisë, për procesin e dialogut me Serbinë, si dhe për zhvillimet e fundit në rajon”, shkroi Osmani në një postim në Facebook pas takimit.

“Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike”, shtoi ajo.