Vendosni fjalën kyçe....

Gjykatësi urdhëron burrin t’i paguajë ish-gruas mbi 200 mijë dollarë për 25 vjet punë shtëpie


Një gjykatës spanjoll urdhëroi një burrë që t’i paguante ish-gruas së tij 215,000 dollarë për punët e shtëpisë gjatë 25 vjetëve që ajo i kryente ‘ekskluzivisht’ kur ata ishin çift.

Ivana Moral fitoi gjykimin pasi debatoi se ajo ishte e ngarkuar me punët e shtëpisë gjatë 25 viteve të martesës së tyre, sipas një raporti nga WSB, duke cituar gazetën në gjuhën spanjolle El Pais.

Gjykata urdhëroi ish-bashkëshortin e Moralit që t’i bënte pagesa mujore prej 528 dollarësh ish-gruas së tij, një shumë që u përcaktua nga llogaritja e pagës minimale profesionale mujore për punëtorët e shtëpisë gjatë periudhës kur çifti ishte i martuar.

Moral i tha gjykatës se ajo ishte gjithashtu përgjegjëse për rritjen e dy vajzave të çiftit dhe për t’u kujdesur për burrin e saj gjatë martesës së tyre, por megjithatë ia doli të pastronte një shtëpi që ajo e përshkroi si ‘gjithmonë të patëmetë’.

Ish-gruaja argumentoi se ‘përkushtimi i saj ekskluziv ndaj shtëpisë dhe familjes’ e la atë të paaftë për të ndjekur mundësitë e saj të karrierës, ndërsa ish-bashkëshorti i saj ishte në gjendje të ndërtonte një biznes të suksesshëm dhe ‘grumbulloi e rriti në mënyrë të dukshme të ardhurat e tij’.

Moral gjithashtu argumentoi se 25 vitet e martesës së saj me ish-bashkëshortin e lanë të ndjehej ‘ekonomikisht të kërcënuar, pavlerë e të varur’.