Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Durrësi: Qytetarët të votojnë masivisht më 14 maj, ndëshkim shpërfilljes së ‘rilindjes’


Kreu i Partisë së Lirisë Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë një takimi me strukturat e PL-së në Durrës, ai theksoi se kryeministri Rama në 11 vjet vetëm ka gënjyer e mashtruar qytetarët duke e akuzuar atë se kërkon të zhbëjë Portin e  Durrësit.

Ai u ka vërë thirrje durrsakëve që të votojnë kandidatin e opozitës për këtë bashki, Igli Cara.

“11 vjet vetëm gënjeshtra dhe premtime, hap thesin e premtime para zgjedhjeve. Ai ka një tmerr të madh në zgjedhjet që po vinë se e mësuan keq, ata më parë, ia falën pushtetin vendor. Ndaj tani të gjithë në 14 maj drejt kutive. Rilindja edhe të vetmin port kërkon t’ia zhbëjë Durrësit. Të gjithë të ndëshkojmë këtë shpërfillje që ka pasur rilindja ndaj Durrësit dhe të gjithë të votojnë Igli Carën. T’i japim mundësinë që çdo taksë të shkojë në interesin tuaj. Jo të shkojë për xhepat re tyre. Durrësi është një qytet i kulturës dhe ka nevojë për ambiente sociale. Zëri i të rinjve dhe të rejave të Durrësit do të mbizotërojë në këtë Këshill. Të rinjtë nuk duhet të ndihen të përjashtuar dhe të largohen nga vendi i tyre. Ne e kemi buxhetin 2 herë më të madh se buxheti i Kosovës, por gjendja tek ne është me problematike sepse 9 milionë eurot e Durrësit dhe durrsakëve shkojnë në parajsat fiskale. Nga atje kontaminohen dhe vijnë këtu në Ishëm.” – tha Meta.

Ai tha më tej se Rama ka kontrolluar të gjitha pushtetet, atë vendor e qendror duke ndikuar negativisht.

“Ka një situatë që nuk pret më dhe kërkon zgjidhje. Zgjidhjen do ta marrë më 14 maj. Çmenduria që ka ndodhur gjithë këto vite duhet ndëshkuar me votë. Një person i vetëm ka kontrolluar të gjithë pushtetin vendor dhe kjo ka dhënë një impakt negativ. Durrësi është qyteti që duhet të jetë i pari në Shqipëri, por është nën mesataren. Është kaq pranë Tiranës, një vijë bregdetare të jashtëzakonshme, ka potenciale për zhvillim mirëqenie, por e gjitha kjo kërkon politika, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga bashkia. Fondet për të rregulluar rrugët vidhen. Këtu edhe kur në verë bie shi, bëhet Venecia, sepse lekët janë marrë por punimet nuk janë bërë”. – shtoi Meta.