Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Tiranë, 3 automatikë gjenden brenda makinës ‘BMW’ që u gjet e shkrumbuar në Durrës


Tre automatikë janë gjetur brenda mjetit BMW, që u gjet i shkrumbuar në zonën e Ishmit, Durrës, mjet që besohet se u përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm në zonën e Don Boskos, ku humbi jetën 60-vjeçarja Mimoza Paja e u plagosën 5 persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Anastas Shundi’, ku në lokalin e Fatjon Muratit u qëllua me breshëri.

Murati që ndodhej nën masën ‘arrest shtëpie’ nuk u gjet në banesë ndërsa në atentat u lëndua xhaxhai i tij, Shehat Murati e katër qytetarë të tjerë.

Njoftimi

“Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur “Ura e Sulë Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip “BMW”, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën “Ananstas Shundi”, Don Bosko, Tiranë. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.”