Vendosni fjalën kyçe....

Duka: PAA do hyjë në zgjedhje e vetme por do mbështetë kandidatët e opozitës


Kreu i PAA-së, Agron Duka, deklaroi në një intervistë në Euronews Albania se në zgjedhjet lokale të 14 majit do dalin me siglën e tyre në garë.

Duka theksoi se do mëbshtesin kandidatët e opozitës për kryetar bashkie por në Këshillat do dalin me emrat e tyre.

Duka komentoi edhe deklaratën e Berishës se koalicioni që ai do të bëjë do të jetë “tmerri i Edi Ramës”. Sipas Dukës nuk është kështu, pasi Rama me ndryshimet që ka bërë në 2020-ën, partitë në koalicione nuk mund të hyjnë së bashku me listat e tyre.

Unë dua ta nis nga ajo fjala e fundit që tha Berisha, që ky koalicion është tmerri i Edi Ramës. Faktikisht nuk është kështu se Rama e rregulloi këtë punë me ndryshimet që bëri në 2020-ën. Dikur mund të hyje në koalicion por me listat tuaja, ndërsa sot nuk hyn në koalicion me listat tuaja.

Unë e kam bërë të ditur edhe më parë, Partia Agrare Ambientaliste këtë radhë do të hyjë me siglën e vetë, pasi nga 2015-a e këtej ne nuk kemi hyrë asnjëherë me siglën tonë. Duhet të provojmë veten, por duke mbështet kandidatët e opozitës në ato vende që kemi peshë, dhe duke punuar për këshilltarët bashkiakë, kontributi është po njëlloj”-deklaroi Duka.