Vendosni fjalën kyçe....

“Dy persona qëlluan me armë, s’panë brenda” – Babai i një prej të plagosurve në lokalin ku ndodhi atentati


Babai i Emanuel Salës, njërit nga 5 të plagosurit në atentatin e mbrëmshëm në zonën e ‘Don Boskos’ ka pohuar se dy personat që kanë qëlluar me armë nuk kanë parë asgjë se kush ishte brenda.

Në një intervistë për Euronews.al, ai tregoi se i biri ka marrë dy  plumba  e nuk ka lidhje me ngjarjen ndërsa ka qenë duke pirë kafe.

“Më mirë është ka shpëtuar. Nuk dimë gjë fare, ka qenë në lokal duke pirë kafe, kanë vajt dy vetë me armë kanë shti e s’kanë pa brenda. E kishim shtëpinë afër dhe e morëm vesh. Ka dy plumba djali. Ka dalë nga salla. Nuk kemi dëgjuar të shtëna, na kanë njoftuar njerëzit te shtëpia që e kemi afër.” – tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku ndaj lokalit në pronësi të Fatjon Muratit u qëllua me breshëri. Nga të shtënat u vra banakierja Mimoza Paja 60-vjeç, ndërsa u plagosën 5 persona nga të cilët edhe xhaxhai i Murarit, Shehat Murati.