Vendosni fjalën kyçe....

Ibrahimaj: Bizneset me numër të lartë punonjësish do kenë detyrim punësimin e personave me aftësi të kufizuar


Këshilli i Ministrave ka miratuar një VKM ditën e sotme e cila detyron të gjitha bizneset private me numur të lartë të punësuarish, të punësojnë edhe persona me aftësi të kufizuar.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se ndryshimi i miratuar në këtë ligj shërben për nxitjen e punësimit dhe vendosjen e barazisë për çështjet sociale.

Miratuam një ndryshim një ligjin për nxitjen e punësimit, vendosjen e barazisë për çështjet sociale. Lidhet me fondin social të punësimit, të gjithë bizneset me numër të lartë të punësuarish duhet me detyrim të punësojmë persona me aftësi të kufizuar. Kjo bëhet fjalë për të gjithë punëdhënësit që kanë numra të lartë punësuarish. Do japim një procedurë, që do jetë aktive që nga janari 2024. Do i japim kohë administratës tatimore qoftë bizneseve që zbatimin e këtij ligji. Do duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ose të paguajnë me kontribute sa paga minimale për çdo person që nuk marrin në punë persona me aftësi të kufizuar“, tha Ibrahimaj.