Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur sot një takim për të prezantuar kandidatët e PL për këshillat bashkiakë të Lushnjes e Fierit.
Në fjalën e tij, Meta tha se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet në këshillat bashkiakë dhe se PL lufton për një Shqipëri që u përket të rinjve dhe jo që braktiset prej tyre.
Duke prekur dhe atentatin e djeshëm në Tiranë, Meta tha se kriminaliteti është rritur dhe kryeministri thotë le të hanë kokat.
“Dy drejtuesit e listës së PL për këshillat bashkiakë të Lushnjës e Fierit, Katerina Bano që studion për Drejtësi dhe që është angazhuar me forumet rinore dhe shoqërinë civile dhe Kristian Kina pedagog dhe me eksperiencë të njohur si senator në senatin e Universitetit të Tiranës.
Është kënaqësi të mbështesim të rinjtë. Duam që zëri i tyre të mbizotërojë në këshillat bashkiake që do të zgjidhen më 14 maj.
PL lufton për Shqipërinë që u përket të rinjve, jo që braktiset nga të rinjtë sepse nuk u ofrohen mundësi për shkollimin e duhur apo rritje profesionale apo paga të larta e dinjitoze për të përballuar jetesën.
Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, në mes të Tiranës ndodhi një akt shumë i rëndë kriminal,. Njerëz të pafajshëm humbasin jetën. Pak ditë më parë tre vrasje ndodhën në një hark kohor rekord në mes të Tiranës. Shohim rritje të kriminalitetit, kryeministri thotë le të hanë bandat kokat me njëri-tjetrin. Arsimi është prioriteti ë i fundit i kësaj qeverie.
Duhet të vrapojmë drejt 14 majit. Tu kërkojmë prindërve të reflektojnë, gjyshërve e gjyshërve të reflektojnë që të mos mbeten pa nipër e mbesa e për të mos qenë në një situatë të vështirë me pensione skandaloze që nuk përballojnë dot jetesën. Paratë shkojnë tek inceneratorët dhe në kompanitë off shore”, tha ai.