Vendosni fjalën kyçe....

Monumenti i abolicionistes me ngjyrë të zezë zëvendëson statujën e Kolombit në SHBA


Një monument për abolicionisten me ngjyrë të zezë Harriet Tubman u zbulua në qendër të qytetit Newark, New Jersey të enjten në Sheshin ‘Harriet Tubman’ të saporiemëruar.

Skulptura zëvendësoi një statujë të eksploruesit italian Christopher Columbus, e cila u hoq në vitin 2020 gjatë protestave Black Lives Matter.

Monumenti vlerëson ‘dhembshurinë, guximin, shërbimin ndaj të tjerëve, patriotizmin dhe përkushtimin e saj ndaj familjes, besimit, guximit dhe lirisë’, tha mbesa e ish-skllaves, Michele Jones Gavin.

Nina Cooke John, projektuesja e monumentit, tha se dizajni kishte për qëllim të lidhë ‘tregimet e ditëve të sotme të Newark’ me atë të heroinës, të cilën ajo e quajti ‘jo shumë të njohur’.

E lindur në skllavëri në fillim të viteve 1800 në Maryland, Tubman i shpëtoi robërisë së saj, por më pas u kthye në jug në më shumë se një duzinë udhëtime të rrezikshme në dekadën para Luftës Civile për të ndihmuar të tjerët të arrinin lirinë.

Ajo u bë e njohur si ‘përçuesja’ e hekurudhës së nëndheshme, një rrjet sekret shtëpish të sigurta dhe shtigjeve të fshehura që i çonte skllevërit e arratisur drejt veriut drejt lirisë.

Qyteti i Neëark hoqi statujën e Christopher Columbus nga ajo që njihej atëherë si ‘Uashington Park’ në mes të natës në qershor 2020, gjoja për ta mbrojtur atë nga vandalizmi pasi rebelët gjoja të indinjuar nga vdekja në paraburgimin policor të George Floyd rrëzuan statujat e burrave të bardhë nga epokat e shkuara në mbarë vendin.

Tubman është planifikuar gjithashtu të zëvendësojë ish-presidentin Andreë Jackson në kartëmonedhën prej 20 dollarësh, gjë që do ta bënte atë të parin person me ngjyrë dhe gruan e parë që shfaqet në kartëmonedhën amerikane.