Vendosni fjalën kyçe....

Pritet të zëvendësojë Luçiano Boçin, kandidati i PD-së në gjendje të dehur përplaset me trafikndarësen në Elbasan


Qani Xhafa, ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2021, i cili pritet të marrë mandatin e Luçiano Boçit në Elbasan, është ndaluar nga policia pasi u përfshi në një aksident.

Report Tv raporton se Xhafa ishte në gjendje të dehur në momentin e arrestimit nga policia.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Qemal Stafa” në Elbasan. Mësohet se Qani Xhafa, i cili udhëtonte në gjendje të dehur, është përplasur me trafik ndarësen në rrugë.

Kandidatimi i Luçiano Boçit për Elbasanin do të lërë një vend të lirë për deputet në radhët e demokratëve dhe në radhë për ta marrë është Qani Xhafa.