Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se kanosi një person, pranga 80-vjeçarit në Burrel


Një 80-vjeçar është arrestuar në Mat pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë një person pas një konflikti për shkak pronësie.

Personi me iniciale I.L. ka qenë i dënuar më herët për vrasje.

Gjatë kontrollit në banesën në lagjen ‘Pjetër Budi’ të Burrelit, atij i janë gjetur një armë zjarri automatic me tre krehëra me 82 fishekë si dhe dy granata dore.