Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja mund të prezantojë ligjin për OJQ-të që financohen nga burime të huaja – Politico


Një studim i porositur nga BE-ja mund të sinjalizojë se Brukseli po përgatitet të prezantojë ligjin e vet për agjentët e huaj, raportoi të hënën Politico.

OJQ-të dhe këshilltarët thuhet se janë ‘të frikësuar’ për lëvizjen e mundshme, që mund të nënkuptojë se ata do duhet të raportojnë çdo financim të huaj në Komisionin Evropian, tha gazeta.

Tre burime i thanë Politico-s se një studim, i kryer nga një palë e tretë në emër të Komisionit dhe që u kërkon organizatave jofitimprurëse të zbulojnë nëse marrin ndonjë financim nga jashtë BE-së, ka qarkulluar në Bruksel.

Sipas burimeve, pyetja i bëri disa grupe të shqetësoheshin se duke iu përgjigjur asaj, ata ‘po e vendosnin veten në mënyrë efektive në një listë të ardhshme’.

Studimi ‘mund të prekë shumë persona’, tha Nick Aiossa, kreu i politikave dhe avokimit në Transparency International, një OJQ e regjistruar në Gjermani e krijuar me qëllimin për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Grupi është i lidhur me Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – një rrjet grantesh  themeluar dhe kryesuar nga investitori polemizues dhe sponsor i kauzave neoliberale George Soros.

Aiossa i tha Politico se ai mori pjesë në një pyetësor gojor si pjesë e sondazhit dhe se ‘pyetjet udhëzuese sugjeronin se ata po vlerësonin nëse Transparency International ishte një kërcënim për demokracinë’.

Studimi u urdhërua nga zyra e Zëvendës Presidentes për Vlerat dhe Transparencën e Komisionit Evropian, Vera Jourova, e cila ka për detyrë të zhvillojë të ashtuquajturën paketë ‘mbrojtja e demokracisë’, thuhet në raport.

Legjislacioni, i cili synon mbrojtjen e institucioneve kryesore të BE-së nga ndikimi i aktorëve të huaj, ishte premtuar nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen gjatë një fjalimi të saj në shtator. Pritet të përmbyllet në fund të majit.