Kreu i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar kandidaturën e Zef Hilës për zgjedhjet lokale të 14 majit në Vaun e Dejës.
Berisha u shpreh se zgjedhjet lokale janë më të rëndësishmet që nga viti 1992, pasi sipas tij në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë.
“Shqipëria sot përjeton krizën e saj më të thellë dhe rrokullisjen më të madhe. Shqiptarët sot përballen çdo ditë me varfërinë në rritje, me pasigurinë në rritje, me zhgënjim e dëshpërim. Rama sapo erdhi në pushtet e ktheu veriun e vendit në ‘zonë armiqësore’. 14 maji po vjen, një ditë e një rëndësie të jashtëzakonshme, zgjedhjet më të rëndësishme që nga 1992. Në këto zgjedhje vendoset fati i demokracisë. Do votojmë për pluralizmin, nuk do harrojmë se kombet kanë pasur në histori nga fatkeqësitë më të mëdha”, – deklaroi Berisha.