Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi takimi me përkujdesësit e qenushëve: Mënyra si sillemi me kafshët tregon ndjeshmërinë tonë, masakra do të ndalet


Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në fushatën e tij zgjedhore ka prekur edhe çështjen e qenushëve të rrugës.

Në një takim me personat që përkujdesen për qenushët Këlliçi dëgjoi kërkesat dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjet e mundshme të çështjes së kafshëve endacake në Tiranë .

Këlliçi nuk la as pa etiketuar politikën e ndjekur nga drejtuesit aktualë të Bashkisë që sipas tij kanë bërë prokurime fiktive me sterilizimin e qenve që sipas tij ka shkuar deri aty sa ka aplikuar vrasjen dhe helmimin masiv.

Më tej Këlliçi shkruan se mënyra si sillemi me kafshët tregon kulturën dhe ndjeshmërinë tonë.

Një bisedë me dashamirësit e katërputroshëve, të cilët parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së kafshëve endacake në Tiranë.

Bashkia pretendon se ka shpenzuar rreth 1.2 miliardë lekë në vitet 2016-2019 për sterilizimin e qenve të rrugës. Këto ishin prokurime fiktive, sepse në fakt bashkia aplikon vrasjen, helmimin masiv dhe jo sterilizimin.

Shpenzimi për sterilizimin e një qeni është faturuar abuzivisht deri 8 herë më lart se çmimi i përllogaritur.

Me laps e letër do i shënohen të gjitha në dosjen e plotë!

Masakra do të ndalet!

Mënyra si sillemi me kafshët tregon kulturën dhe ndjeshmërinë tonë.

Jemi njerëz dhe duhet të respektojmë çdo qenie të gjallë!”-shkruan Këlliçi.