Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi tregon 3 prioritet e tij për Bashkinë e Tiranës


Kandidati i Opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi tregoi në emisionin “A Show” 3 prej prioriteteve që ka ai në këtë fushatë, dhe planin në qeverisjen e qytetit që lidhet me rininë, luftën ndaj korrupsionit dhe me cilësinë e jetës.

Bashkia sipas tij i ka mundësitë të ofrojë për të rinjtë shanset që të qëndrojnë këtu, të kenë një apartament, e të ushtrojnë një profesion e të ndërtojnë karrierën. Gjë që sot është e pamundur, ndaj dhe të rinjtë po ikin.

Pika e dytë që Këlliçi veçoi ka të bëjë me korrupsionin. 

Ai u shpreh se do të qëndrojë fort tek transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit në bashki, gjë qe sipas tij do të sjellë rikthimin e besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet.

Dhe pika e tretë, ka të bëjë me cilësinë e jetës, me disa elemente thelbesore, si, trotuaret, më shumë mundësi për qarkullimin, dhe të tjera gjëra bazike, si uji.

Belindi pohoi se Bashkia i ka të gjithë asetet dhe potencialin t’i realizojë këto objektiva, duhet vetëm vullnet.