Manchester City ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola regjistroi fitore të thellë ndaj Leipzigut, skuadër me të cilën kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 7:0, me kampionin në fuqi anglez që tutje kalon me rezultatin e përgjithshëm 8:1.
Erling Haaland ishte i pandalshëm sonte, duke shënuar pesë gola.
Dy golat e tjerë u shënuan nga Gundogan dhe DeBruyne.
Edhe Interi kalon më tej pas fitores së sfidës të parë ndaj Portos ndërsa sfida e sotme përfundoi në barazim pa gola.