Deputetët rusë kanë prezantuar një ndryshim në ligjet kombëtare për shërbimin ushtarak dhe atë alternativ, i cili do rriste kufirin e moshës së rekrutimit për burrat rusë me tre vjet.
Deri tani, burrat e moshës 18 deri në 27 vjeç mund të regjistrohen për të shërbyer në forcat e armatosura ruse, ose në role civile, kjo në rastin e kundërshtuesve për shkak të ndërgjegjes dhe të tjerëve që refuzojnë shërbimin ushtarak.
Projektligji i sponsorizuar të hënën nga një grup ligjvënësish të udhëhequr nga Andrey Kartapolov, kryetar i komitetit të mbrojtjes së Dumës Shtetërore, do e rriste me 3 vjet moshën e rekrutimit duke e çuar në 30 vjeçe kjo pritet të ndodhë në mënyrë të përshkallëzuar deri në vitin 2026.
Studentët që kanë të drejtën ligjore për të shtyrë shërbimin e tyre sipas ligjit rus nuk do duhet të raportojnë në qendrat e rekrutimit për të vërtetuar statusin e tyre dhe t’i nënshtrohen vlerësimeve mjekësore, siç bëjnë aktualisht. Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes do kursejë para, pasi nuk do duhet të paguajë më mjekë për të ekzaminuar studentët e rinj, të cilët në çdo rast nuk janë të rekrutuar.
Ideja e rritjes së moshës së rekrutimit u propozua nga ministri i Mbrojtjes Sergej Shoigu në dhjetor. Gjatë një raporti për presidentin Vladimir Putin, ai sugjeroi gjithashtu ngritjen e fuqisë së ushtrisë ruse në 1.5 milion, duke përmendur kërcënimin që paraqet NATO në Evropë.