Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Berisha zgjedhin Elbasanin për Ditën e Verës, Meta uron me vargjet e Ndre Mjedës


Kryeministri Rama e ish-kryeministri Berisha kanë zgjedhur Elbasanin për të festuar Ditën e Verës.

Gjatë një deklarate për mediat Rama tha se rritja a pagave duhet të vijojë përtej rritjes së pagës minimale.

“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë.” – tha Rama.

Berisha nga ana e tij pas urimit për Ditën e Verës tha se 14 maji do sjellë një ndryshim të thellë për qytetarët e Elbasanit që do votojnë për kandidatin e opozitës, Luçiano Boçi.

“Për Elbasanin dhe mbarë shqiptarët, këtu sot kanë ardhur pelegrinë nga mbarë Shqipëria. Sot Elbasani është kryeqyteti i pelegrinazhit kombëtar. I meriton të gjitha nderimet, për historinë e tij, për festën që e ruajti më shumë se gjithë të tjerët, i meriton për shpirtin e bardhë të qytetarëve të tij. Kjo ditë është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit. Natyra ndërron kostumin e saj, 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të ndjekin për qytetar të parë një politikan si Luçiano Boçin. Edhe një herë urimet më të përzemërta, hirushen e festive tona.” – tha Berisha.

Ndërkohë Meta ka zgjedhur të urojë Ditën e Verës me vargjet e Ndre Mjedës nga poezia ‘Vaji i Bylbylit’.

Po shkrihet bora,

Dimni po shkon;

Bylbyl i vorfën,

Pse po gjëmon?

Gjith; fushët e malet

Blerim e mbëloj;

Livadhi e pema

Gjithkah lulzoj.

A çil kafazi,

Bylbyl, flutro;

Ndër pyje e orgaja,

Bylbyl, shpejto.