Vendosni fjalën kyçe....

Sot KQZ merr vendimarrjen, dy përfaqësuesit e PD-ve debat me Celibashin


Ditën e sotme Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po shqyrton kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhje. Pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, fati i PD së Enkelejd Alibeajt është në dorën e Celibashit, pasi do të jetë ky i fundit që do përcaktojë nëse do futen apo jo në zgjedhjet vendore 2023.

Ledio Nuraj juristi i Berishës në KQZ ka kërkuar që të regjistrohet Berisha për zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se KAS ka thënë që Celibashi nuk ka marrë një vendim për kërkesën e Berishës

Në lidhje me kërkesën me kryetar Sali Berishën do të kërkonim regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 14 majit. Ju vendosët 48 orë për plotësim dokumentacioni. KAS arsyetoi që ka qenë vendim i ndërmjetëm i Komisionerit në lidhje me pjesëmarrjen e Partisë Demokratike apo jo. Unë mbaj qëndrim që nuk kemi çfarë dokumentacioni të plotësojmë. Ne kemi dërguar dokumentacionin në përputhje me Kodin Zgjedhor”, tha Nuraj.

Ndërkaq përfaqësuesi i Partisë Demorkatike të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka sqaruar përse Lulzim Basha ekziston ende si kryetar i PD-së në Gjykatë, edhe pse ka dhënë dorëheqjen.

Basha rezulton i rezultuar në regjistrin e partive edhe pse ka dhënë dorëheqjen, është këtu sepse në bazë të ligjit për PD nuk mund të depozitohet dorëheqje. Por vetëm emërimi i kryetarit të ri dhe për sa kohë nuk ka kaluar në një proces zgjedhor është i pamundur regjistrimi i kryetarit të ri, në regjistër nuk regjistrohet as zv.kryetari, por vetëm zgjedhja e kryetarit të ri”, tha Sefa.

Sefa e ka akuzuar kryekomisionerin, Ilirjan Celibashi se me mosveprimet e tij i ka shkaktuat një dëm të madh PD-së pasi nuk mund të bëhet pjesë e koalicioneve, e ndërsa e ka akuzuar se po merr një rol aktiv në këto zgjedhje.

“Ju e keni trajtuar këtë formulim si një impenjim personal i individit, ndërkohë që Kodi dhe vendimi i Komisioni Rregullator, shprehet qartë që është impenjim sipas funksionit, dhe angazhohet që partia nuk do të marrë pjesë në shitblerje të votës. Jemi të bindur që ajo është një detyrim si pasojë e funksionit dhe mund të delegohet. Ndaj interpretimi nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit dhe si rrjedhojë kjo vendimmarrje dhe zgjatja e afateve ka sjellë një dëm për PD se jemi në limitet për bërjen e kërkesës së koalicioneve partiake. Afati i fundit është data 15 mars, ju ka dhënë juve një rol aktiv në zgjedhje, KAS shpreh qartë që afati që keni vendosur ju prej 48 orësh kishte mbaruar në orën 10:00 të orës 10:00, ju nuk keni marrë asnjë vendim për 100 orë. Ndaj veprimi dhe mos veprimet tuaja në kohë, i kanë shkaktuar PD një dëm, duke mos i dhënë mundësi që të marrim pjesë në koalicione. Qëndrimi juaj nuk është korrekt dhe në asnjë bazë të ligjit. Kërkesa për datën e zgjedhjeve vendore nuk e drejtë, se ai vlen për këto zgjedhje”, tha Sefa.