Vendosni fjalën kyçe....

Xi Jinping do flasë me Zelenskyn – WSJ


Presidenti kinez Xi Jinping planifikon të flasë me homologun e tij ukrainas, Vladimir Zelensky, për herë të parë që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, raportoi të hënën Wall Street Journal, duke cituar burime të paidentifikuara të njohura me këtë çështje.

‘Takimi virtual’ me Zelenskyn ka të ngjarë të ndodhë pas vizitës së Xi në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Putin, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme, vuri në dukje gazeta.

Vizita e tij e ardhshme në Rusi, e cila u konfirmua gjithashtu nga Reuters më herët gjatë ditës, do bëhet udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit kinez që kur ai siguroi një mandat të tretë si udhëheqës i Kinës.

Negociatat e mundshme pritet të përparojnë më tej përpjekjet e Pekinit për t’u bërë një ndërmjetës në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, i cili është zvarritur për më shumë se një vit.

Në fund të shkurtit, Kina zbuloi udhërrëfyesin e saj prej 12 pikash për të hapur rrugën drejt paqes në Ukrainë. Pekini i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të nxisë përpjekjet për të zgjidhur luftën në mënyrë paqësore dhe u bëri thirrje të dyja palëve të konfliktit që të ‘qëndrojnë racionale dhe të ushtrojnë përmbajtje’.