Gruaja e plagosur në sulmin me thikë të javës së kaluar në Gloucestershire ishte një operative e inteligjencës amerikane e dërguar në mbikëqyrjen britanike, raportoi të martën Daily Mail.
Incidenti i së enjtes së kaluar, i përshkruar fillimisht si tentativë vrasjeje, por më pas u shndërrua në terrorizëm, ka çuar në spekulime në Britani pasi as viktima dhe as sulmuesi nuk u emëruan publikisht.
Sulmi ndodhi në parkingun jashtë një qendre argëtimi rreth orës 21:00 sipas kohës lokale. Objekti është në Cheltenham, më pak se pesë kilometra larg nga Selia e Komunikimeve të Qeverisë (GCHQ). GCHQ nuk ka bërë deri tani asnjë koment për ngjarjen.
Brenda pak orësh policia arrestoi një 29-vjeçar dhe e akuzoi për tentativë vrasje. Të premten, ai u arrestua sërish në bazë të Aktit të Terrorizmit dhe hetimi iu dorëzua Policisë kundër Terrorizmit ‘për shkak të disa hollëisve specifike të incidentit’, sipas transmetuesit shtetëror BBC.
Sipas banorëve lokalë të intervistuar nga Daily Mail, gruaja dhe sulmuesi i saj ishin brenda makinës, duke u grindur, përpara se të goditeshin me thikë.
“Ata ndodheshin në parkingun e makinave kur ajo u godit me thikë dhe më pas ajo arriti të dilte nga makina dhe të shkonte në qendrën e argëtimit”, tha një dëshmitar.
Policia mbylli qendrën e argëtimit dhe parkingun, në pritje të hetimeve. Cheltenham është një qytet me rreth 120,000 banorë, i vendosur në gjysmë të rrugës midis Birminghamit dhe Bristolit në Anglinë jugperëndimore.
Është më i njohur për festivalin vjetor të garave me kërcime me kalë, që ndodh këtë javë. Ai është gjithashtu shtëpia e selisë së agjencisë britanike të mbikëqyrjes, e cila ka qenë e njohur si pjesë e rrjetit të spiunazhit ‘Five Eyes’.