Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori britanik: Po punojmë me qeverinë shqiptare për të frenuar emigracionin e paligjshëm


Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King-Smith deklaroi në një simpozium se qeveritë e Britanisë e Shqipërisë po bashkëpunojnë për krijimin e një grupi pune të përbashkët  për të frenuar emigrimin e paligjshëm.

Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me temë ‘Simpoziumi Ndërkombëtar i Tiranës për Parandalimin e Krimit’.

“Ne po përparojmë së bashku në një sërë iniciativash: krijimin e një Task Force të Përbashkët për Migracionin që do të na ndihmojë të zvogëlojmë përfshirjen e shqiptarëve në kalimet me gomone, por edhe të shtetasve të vendeve të treta që migrojnë përmes Shqipërisë. Po ashtu po përpiqemi të investojnë në demokratizim dhe llogaridhënie përmes shoqërisë civile dhe medias; bashkëpunim më i mirë i zbatimit të ligjit në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësi dhe kriminelët dhe të korruptuarit të mbajnë përgjegjësi; investime në biznes, infrastrukturë dhe iniciativa që do të mbështesin zhvillimin ekonomik të të gjithë vendit; dhe partneritete dhe bursa universitare për të rritur aftësitë dhe potencialin e ardhshëm të Shqipërisë.” – tha ndër të tjera King-Smith.