Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet kryetari i Bashkisë Bulqizë


Është arrestuar me urdhër të SPAK, kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Bashkë me Allën janë shoqëruar edhe disa zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës, që kanë qenë anëtarë të komisioneve për tendera publikë.

Dyshohet se bashkia e Bulqizës ka firmosur dy tendera mbi 200 mijë euro për asfaltime rrugësh. Dyshimet janë se komisioni i ofertave ka skualifikuar ofertat më të mira dhe kanë favorizuar një tjetër që nuk i përmbushte kriteret.

Urdhër ndalimet janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkim të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.