Partia e Lirisë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 14 majit.
Nën emrin “Bashkë Fitojmë”, nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari i kërkon KQZ-së regjistrimin si koalicion së bashku me Partinë Demokratike, Partinë për të Drejtat e Njeriut dhe Partia Demokristiane.
Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Sali Berisha nuk pranua nga KQZ-ja të regjistrohej më vete si parti, ndërsa kanë ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e komisionerit.
Kerkesa Per Rregjistrim Ne Kqz by Ina Kashari