Vendosni fjalën kyçe....

Indrid Hoxha: Vora do kthehet më 14 maj Bashki e të gjithë qytetarëve


Kandidati i opozitës për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka vijuar takimet në zonën zgjedhore të kësaj bashkie.

Hoxha ndodhet në një tur dëgjesash me banorë të zonës për problematikat e tyre.

Hoxha shkruan në një postim në rrjetet sociale se çdo ditë e më shumë po shtohen njerëzit që kërkojnë ndryshimin e pushtetit lokal.

Vazhdojnë takimet me demokratët dhe qytetarët e Bashkisë Vorë. Sot në 2 takime në Domje në një atmosferë entuziastë për ndryshimin që po afron , kisha kënaqësinë të bisedoja dhe të dëgjoja mendimet dhe problematikat e tyre .

Çdo ditë e më shumë po shtohen radhët e njerëzve që kërkojnë ndryshimin e pushtetit lokal. Çdo ditë e më shumë bindem se këta njerëz të mbrekullueshëm meritojnë një Bashki që punon për ta dhe zgjidh probleme e tyre.

Sëbashku do japim maksimumin për të shndëruar Bashkinë e Vorës në një zonë me zhvillim ekonomik dhe me prespektivë për të gjithë. Vora ka të gjitha potencialet për të qenë një zonë me mirëqënie për të gjithë.

Deri më sot këta njerëz janë konsideruar si njerëz të dorës së dytë nga qeveria dhe pushteti lokal. Më 14 Maj Vorës dhe qytetarëve të saj do t’i kthejmë dinjitetin që ata meritojnë. Në 14 Maj Bashkia Vorë do të kthehet në bashkinë që punon për të gjithë njeëzit e saj të mrekullueshëm dhe punëtor. Stop Bashkisë që ishte kthyer në strehën e krimit dhe korrupsionit. Bashkia është e qytetarëve, e të gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve politike”-shkruan Hoxha.