Një program i ri i inteligjencës artificiale mund të konkurrojë me qeniet njerëzore në një sërë testesh profesionale dhe akademike, sipas krijuesit të tij, i cili tha se modeli u rendit në mesin e 10% më të mirëve në provim të simuluar të jurisprudencës.
Firma e teknologjisë OpenAI zbuloi modelin e saj më të fundit të gjuhës të martën, të quajtur GPT-4, duke thënë se programi është ‘më i besueshëm, krijues dhe i aftë për të trajtuar udhëzime shumë më të larmishme’ sesa paraardhësi i tij, GPT-3.5.
“GPT-4 është një model i madh multimodal (që pranon hyrje pamjesh e teksti e lëshon dalje teksti) që, megjithëse më pak i aftë se njerëzit në shumë skenarë të botës reale, shfaq paraqitje të nivelit njerëzor në standarde të ndryshme profesionale dhe akademike,” tha ai.
“Për shembull, ai kalon një provim të simuluar të jurisprudencës me një rezultat rreth 10% e më të mirëve të testuesve; në të kundërt, rezultati i GPT-3.5 ishte rreth 10% e fundit.”
Softueri GPT është futur në një sërë aplikacionesh të tjera, siç është programi i mësimit të gjuhës Duolingo, i cili synon të krijojë bote bisedore, si dhe tutorë të automatizuar për kompaninë e edukimit në internet Khan Academy.
Përsëritja e mëparshme e modelit, GPT-3.5, fitoi popullaritet në formën e programit chatbot ChatGPT, i cili është i aftë të mbajë biseda të ndërlikuara, të ngjashme me njerëzit.
Sipas OpenAI, GPT-4 është ‘sistemi më i përparuar deri tani’ i tij dhe ndryshe nga GPT-3.5 është në gjendje të përpunojë kërkesat e imazhit përveç tekstit.