Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi takim me banorët në Kashar: Ndëshkojini me votë ata që iu kanë harruar


Kandidati i Primareve për Tiranën, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorët e fshatit Dorbë, njësia Administrative Kashar.

 Këlliçi u shpreh se ndërkohë që për të përshkruar rrugën që të çon në Dorbë me një gjatësi rreth 3 km iu deshën 55 minuta, Erjon Veliaj gjen kohën dhe organizon takime luksoze për të folur për Tiranën Digitale dhe projekte futuriste dhe nuk mund të sillte cakull për rrugën në kaq kohë.

“Mund t’ju duket e çuditshme por për të bërë 3 km rrugë, na ka shkuar 55 minuta për shkak të trafikut, Në Tiranë kishin mbaruar të gjitha problemet dhe po fokusohej në Tiranën digitale. Dhe meqë jam në takim me ju, kam nevojë ta di a janë zgjidhur problemet dhe ai të diskutojë për Tiranën Digitale. Një orë në ditë keni? Ma thoni se mbase jam unë gabim, mase nuk jetoj unë në këtë Tiranë ku jeton Veliaj. Një orë në 24 orë? Rrugët si I keni? Unë e pashë por kam nevojë të ma thoni ju. Mund ta kish zgjidhur të gjithë situatën, mund të kish sjellë një lopatë zhavorr ose pak çakull. Mund të ishte kujdesur për ujin e pijshëm në këtë zonë të paktën. Vetëm me aktivitetin që ka bërë dhe doli për të thënë vetëm gënjeshtra mund ta kish zgjidhur”, tha Këlliçi.

Në bisedën mes banorëve, Këlliçi iu tha se modeli i tij ishte krejt ndryshe sepse ai jetonte në një qytet si ata duke parë gjendjen e tij.

Këlliçi iu kërkoi atyre ti ndëshkojnë me votë ata që i kanë harruar.

Temë e bisedës me banorët ishte dhe largimi i të rinjve.

Vij me një model krejt ndryshe. Jam një qytetar si ju, jetoj në të njëjtin qytet si ju. Sepse jetoj në këtë Tiranë në Tiranën reale, në Tiranën e vërtetë, në Tiranën tuaj. Nuk e dëgjova Erjon Veliajn të fliste as për kullat, as për inceneratorin, as për mungesën e vendeve të punës, as për faktin se po ju ikin fëmijët.

Desha t’ju pyes pjesa më e madhe prej jush i keni fëmijët këtu apo jashtë? Po pse i keni jashtë, përderisa kjo Tirana qenka kaq e bukur, paska kaq shumë vende pune, qenka qytetit Europian i Rinisë, pse i keni nisur fëmijët jashtë? Jemi ne të gjithë gabim dhe është Erjon Veliaj në rregull, apo jemi në të gjithë në rregull dhe është Erjon Veliaj mashtrues. Kjo është shumë e thjeshtë.

Po ju harrova do më harroni, kjo është krejt normale dhe kështu duhet të funksionojë në fakt. Ndëshkojini me votë ata që ju kanë lënë pas dore, ata që ju kanë gënjyer, ata që kanë marrë përsipër t’ju zgjidhin një hall dhe jo vetëm që nuk e kanë zgjidhur po as kanë denjuar t’ju kthejnë përgjigje, harrojini. Po pallatin që ka dhënë Veliaj ath para zyrës së vet, 7 kate pa leje aty të sheshi Skënderbej. E ka mu para zyrës, hap dritaren në mëngjes dhe i del pallati përballë.

Se kam parë tha. E dini çfarë i bëri atij ndërtuesit, i dha dhe një leje tjetër ndërtimi. Jua them me zemër, unë kam nevojë për mbështetjen tuaj. Vetëm këtë betejë nuk e fitoj dot. Kam të vërtetën me vete, kam njerzit e thjeshtë me vetge, kam opozitarët e vërtetë me vete, kam qytetarët me vete. Te ky qytet jetojmë. Do kisha shujmë dëshirë që ato që thotë ai të ishin të vërteta, po nuk janë për dreq nuk janë. Do doja shumë që Tirana të ishte kaq e mirë. Jemi një ndër dhjetë qytetet më të pista në botë që ta dini, këto nuk I them unë I thonë raportet e huaja. E kuptoni çfarë I ka bërë Erjon Veliaj këtij qyteti”, përfundoi Këlliçi.